Menaxher Shitjesh për Zonën e Korcës
Partner.al kërkon Menaxher Shitjesh për Zonën e Korcës për një kompani të sukesseshme distribucioni e cila operon në treg prej 15 vitesh.
Menaxheri Rajonal është përgjegjës për administrimin dhe mbarëvajtjen e punës në zonën që mbulon. Ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes dhe marketingut. Udhëheq, organizon dhe kontrollon strukturat vartëse dhe bashkëpunon me ta për realizimin e objektivave të shitjes. Është përgjegjës për menaxhimin e marrdhënieve me klientët dhe shtimin e portofolit të tyre.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
- Përgjegjës për planinifikimin, drejtimin, organizimin dhe monitorimin e ekipit të shitjes;
- Implementon në mënyrë të sukseshme strategjinë e shitjes;
- Monitoron ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
- Harton grafikun e punës për të gjithë strukturat vartëse;
- Koordinon dhe organizon punën e përditshme sipas prioriteteve kohore;
- Të mbështesë dhe të orientoj stafin gjatë përmbyshjes së detyrave të tyre ditore;
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientë dhe zgjerimi i portofolit;
- Njohje shumë e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
- Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
- Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Drejtori i Përgjithshëm.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar studimet e larta;
- Aftësi të mira organzitave dhe negociuese;
- Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
- Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
- Te kete kualifikim te përshtatshëm me pozicionin ;
- Te jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
- Vendbanimi : Korcë;
- Të zotërojë leje drejtimi.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar
CV-in në adresën e mëposhtme:
rekrutime@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga
Partner.al.
Add Comment