Partner.al kërkon Inxhinier Civil për një kompani të suksesshme e cila operon prej 15 vitesh në sektorin e ndërtimit të rezidencave të banimit dhe qëndrave të biznesit me standarte europiane.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Analizimi i projektit dhe detajimi i preventivit, për të bërë të mundur kalkulimin e kostos paraprake të objektit;
- Hartimi i grafikut të detajuar të punimeve në bashkëpunim me menaxherin e Projektit;
- Hartimi i Situacionit Mujor dhe atij Progresiv të objektit, duke mbajtur nën kontroll kostot, ecurinë e punimeve në kantier dhe përputhshmërine e tyre me preventivin;
- Hulumtimi i tregut për Furnitorë dhe Kontraktorë, negocimi dhe lidhja e kontratave te punimeve;
- Ndjekja e procedurave të lidhura me industrinë e ndërtimit në Institucionet përkatëse.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë universitare dhe pas universitare në Inxhinieri Ndërtimi;
- Minimumi 5 vjet përvojë pune në sektorin e ndërtimit;
- Zotërim i Paketës MS Office, MS Project dhe Autocad· Zotërim i gjuhëve të huaja (anglisht ose italisht);
- Pjesëmarrja në kurse/trajnime profesionale përbën avantazh;
- Aftësi shumë të mira në kontroll, mbikqyrje, raportim menaxherial; menaxhimperformance.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar
CV-in në adresën e mëposhtme:
rekrutime@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga
Partner.al.
Add Comment