Partner.al kërkon Specialist Blerjesh për një kompani Retail që operon në fushën e hidrosanitareve, parketeve, pllakave etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Identifikimi i nevojave të kompanisë për furnizimin me produktet dhe pajisjet e nevojshme, te cilat do I informohen nga Departamenti I Shitjes ose Drejtorat;
  • Ndërtimi i marrëdhënieve të komunikimit me partnerët e biznesit brenda dhe jashtë;
  • Kryen porositë, kërkesat dhe negocion për blerjen e pajisjeve dhe produkteve të kompanisë;
  • Ndjek procesin e transportit dhe logjistikës deri tek Magazina Qendrore;
  • Komunikim me Magazinierin per tu sigurar qe materialet qe kan ardhur jan korekte
  • Përgjegjës/e për vendosjen e kodeve për cdo produkt, pajisje;
  • Përgjegjës/e për transportin tek Magazinat e tjera të kompanisë (për momentin Vlorë);
  • Të informoj Departamentin e Shitjes për risitë e reja, dhe kur pritet të mbërrijnë ;
  • Të informoj Departamentin e Shitjes për arritjen e porosive të cilat klientët janë duke pritur
  • Të kërkoj në menyrë të vazhdueshme për oferta transporti brënda dhe jashtë vendit
  • Të kërkoj dhe informoj në mënyrë të vazhdueshme për oferta për materiale të cilat I duhen ekipit të Shërbimit, Shitjes, etj;
  • Të informohet për marrëdhenie e reja bashkepunimi me Kompani dhe të informoj përgjegjësit për cmime konkuruese;
  • Bashkëpunon ngushtë me departamentet e tjera brenda kompanisë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë bachelor në Ekonomik (mundësisht Universiteti i Tiranës);
  • Njohuri të mira në Excel;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (italisht dhe spanjisht ndihmojnë);
  • Eksperiencë në sektorin privat në fushën e tregtisë.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar
CV-in në adresën e mëposhtme:
rekrutime@partner.al
ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga
Partner.al.

Add Comment