Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh për Bizneset e Vogla dhe të Mesme në Tiranë, për një kompani të suksesshme reklamimi dhe promocioni.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Identifikimi i bizneseve të vogla dhe të mesme që po ndërtohen ose restaurohen;
- Kontakti me menaxherët përkatës ose personat vendimmarrës në këto biznese;
- Komunikimi me klientët potencialë, nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta, e-mail, telefon, takime etj, lidhur me prezantimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga kompania;
- Menaxhimi i procesit të shitjes në tërësi;
- Realizimi dhe arritja e objektivave të shitjes në vazhdimësi;
- Raportimi i saktë dhe në kohë i shitjeve / takimeve.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet universitare. Preferohen degët Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomik, ose degë inxhinierike.
- Njohuri të mira të paketës MS Office.
- Preferohet me njohuri mesatare të gjuhës Angleze
- Leje drejtimi klasi B
- Aftësi shumë të mira komunikuese;
- Aftësi shumë të mira në organizimin , planifikimin dhe koordinimin e punës;
- Dëshirë për të punuar me kolegë në një ambjent dinamik shitjesh;
- Dëshirë për të mësuar, për të marrë iniciativa të reja dhe person kreativ;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment