Partner.al kërkon një Showroom Manager në Tiranë, për një kompani të suksesshme reklamimi dhe promocioni.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të menaxhojë një staf prej 10 punonjësish në lidhje me shitjet, dizajnin dhe përdorimin e makinerive;
- Të menaxhojë një portofol ekzistues klientësh;
- Të realizojë objektivat e shitjes në Showroom;
- Të trajnojë dhe zhvillojë më tej stafin e shitjes në varësi;
- Të hartojë një sistem turnesh dhe të menaxhojë vijimin e punës pa ndërprerje;
- Të garantojë cilësinë e produkteve në showroom;
- Të rrisë bazën e klientëve të vegjël dhe të mesëm;
- Raportimi në kohë reale i shitjeve në showroom
- Studim i konkurrencës dhe produkteve të reja
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet master. Preferohen degët ekonomike ose inxhinierike.
- Të ketë eksperiencë në shitje të paktën 5 vite, 2 nga të cilat B2B.
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
- Njohuri të mira të software Alpha Web, ose software të ngjashme.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
- Leje drejtimi klasi B
- Aftësi shumë të mira në organizimin, planifikimin dhe koordinimin e punës;
- Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe trajnuese;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment