Partner.al kërkon një Specialist/e Shitjesh në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e produkteve të ndriçimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Identifikimi i objekteve që po ndërtohen ose restaurohen;
  • Kontakti me menaxherët përkatës të objekteve për ofrimin e produkteve të ndriçimit;
  • Menaxhimi i procesit të shitjes në tërësi;
  • Arritja e objektivave të shitjes;
  • Raportimi i saktë dhe në kohë i shitjeve / takimeve.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Njohuri të mira të paketës MS Office.
  • Preferohet me njohuri mesatare të gjuhës Angleze
  • Leje drejtimi klasi B
  • Aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Aftësi shumë të mira në organizimin , planifikimin dhe koordinimin e punës;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment