Partner.al kërkon një Operator/e Finance në Tiranë, për një kompani të suksesshme distribucioni që operon në treg prej 15 vitesh.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Mbajtja e të dhënave të sakta mbi transaksionet ditore;
  • Përgatitja e bilanceve;
  • Proceson fatura;
  • Regjistron llogaritë e arkëtueshme dhe llogaritë e pagueshme;
  • Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare;
  • Përgatit raporte financiare mujore dhe për tremujorin;
  • Merr pjesë në auditimet financiare;
  • Regjistron depozitat dhe pagesat bankare;
  • Asiston në përgatitjen e buxhetit;
  • Rishikon zbatimin e politikave financiare.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
  • Të ketë të paktën tre vite eksperiencë në financë;
  • Eksperiencë e mëparshme në distribucion;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Njohuri mbi programin Alpha Business;
  • Aftësi kalkuluese dhe analitike të mira;
  • Etikë pune dhe përpikmëri.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment