Partner.al kërkon një Menaxher Eksportesh për Rajonin, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e tregëtisë në Shqipëri dhe në rajon.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kërkimi i klientëve të rinj për kompaninë dhe finalizim i marrëveshjeve të reja;
- Përgjegjësi mbi shitjen në tregun rajonal;
- Përcakton kërkesat e biznesit të klientit dhe nëse produktet që konsiderohen janë të përshtatshme;
- Mirëmban të dhëna të sakta për të gjitha raportimet, shitjet dhe raportet e aktivitetit të paraqitura nga mbikëqyrësi i tij;
- Të mësojë në mënyrë ekselente produktet e kompanisë dhe mënyrën e prezantimit të tyre;
- Përgatit raporte mbi shitjen për të vlerësuar performancën.
- Përmbush detyra të caktuara nga kompania për të rritur performancën e shitjeve.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë kryer studimet e larta në degët e Menaxhim Biznesi;
- Të ketë të paktën 3-5 vjet eksperiencë në shitje;
- Njohje të shkëlqyer të gjuhës angleze;
- Çertifikime në fushën e Menaxhimit përbën avantazh;
- Njohje të mirë të gjuheve Ballkanike përbën avantazh;
- Aftësi prezantuese;
- Aftësi komunikimi;
- Njohës shumë i mirë paketën Office;
- Njohje të mira të programeve MS Project, MS Visio, MS Excel,Finance 5;
- Zbaton Afatet;
- Aftësi koordinuese dhe komunikim të mirë në grup.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment