Partner.al kërkon një Përgjegjës/e Prodhimi në Tiranë për një shtypshkronjë me aktivitet kryesor prodhimin e produkteve si : fletore të formateve të ndryshme, blloqe, rulona kasash, fletore vizatimi, dosje etj.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizon detyrat dhe përgjegjësitë në repartin e prodhimit;
- Organizon procesin e prodhimit mbi bazën e planit të shitjeve dhe kapacitetit të makinerive;
- Organizon dhe koordinon planin e punës duke përcaktuar objektivat e prodhimit bashkë me drejtuesit;
- Organizon dhe menaxhon stafin e punonjësve, në varësi të nevojave të prodhimit;
- Kontrollon dhe kujdeset për mbarëvajtjen e aparaturave dhe makinerive;
- Ndjek hap pas hapi procesin e prodhimit deri në përfundim.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Te ketë përfunduar arsimin e lartë.
- Njohuri shumë të mira të proceseve te prodhimit ne nje Shtypshkronje
- Minimalisht 5-10 vjet eksperiencë pune në profile të ngjashme në Shtypshkronjë;
- Mosha e preferuar mbi 35 vjec
- Të zotërojë mirë paketën MS Office (Word-Excel);
- Të jetë person i përgjegjshëm, serioz dhe i motivuar.
- Te ketë aftesi shume te mira organizative.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment