Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh B2B në Korçë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e produkteve të pastrimit profesional.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për menaxhimin e portofolit të klientëve dhe ndjekja e marrëdhënieve me ta;
- Të realizojë planin e shitjeve të përcaktuar nga kompania në zonën / portofolin e klientëve të tij;
- Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e konkurentëve;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe indentifikimin e klientëve të rinj;
- Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
- Inicion plane veprimi për krijimin e alternativave të reja për shitjen e produkteve të kompanisë;
- Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me objektivat e përcaktuara nga kompania;
- Negocion me klientët për shitjen e produkteve;
- Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme me ta;
- Raporton në mënyrë aktive për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/ etj);
- Të zbatojë me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori.
- Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;
- Detyra te tjera qe mund ti ngarkohen nga Menaxheri i Shitjeve.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
- Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të Korçës;
- Të jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
- Të zotërojë leje drejtimi automjeti;
- Aftësi të mira komunikuese ;
- Vendbanimi : Korçë;
- Mosha : 24 -35 vjeç.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment