Partner.al kërkon një Menaxher/e Shitjesh në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e produkteve të pastrimit profesional.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Planifikon, drejton, organizon dhe kontrollon aktivitet e shitjes;
  • Përgjegjës për planifikimin, drejtimin, organizimin dhe monitorimin e ekipit të shitjes;
  • Implementon në mënyrë të suksesshme strategjinë e shitjes;
  • Në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm përcakton targetin për të gjithë ekipin e shitjeve që ka nën supervizim;
  • Monitorn ekzekutimin e planeve në mënyrë që të sigurohet realizimi i objektivave;
  • Harton grafikun e punës për të gjithë strukturat vartëse;
  • Koordinon dhe organizon punën e përditshme sipas prioriteteve kohore;
  • Të mbështesë dhe të orjentoj stafin gjatë përmbyshjes së detyrave të tyre ditore;
  • Kontribon në planin e porosisë së stokut nëpërmjet parashikimit të shitjeve në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm;
  • Përshtat produktet e kompanisë sipas ndryshimeve dhe kërkesave të tregut;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientë dhe zgjerimi i portofolit;
  • Negocion me klientët për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat dhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi të kontratës me klientin;
  • Përgatit ofertat. Bën takime me përfaqësues të kompanive të ndryshme si dhe për projekte konsulence, projekte aktuale dhe projekte të ardhshme të kompanisë;
  • Ndjek marrëveshjet e kleringut, për t’i finalizuar me afatet e kërkuara;
  • Rifreskim i databazës së klientëve;
  • Njohje shumë e mirë e tregut dhe studim i konkurrencës;
  • Kryen trajnimet e stafit të brendshëm të kompanisë si dhe trajnime me projekte të ndryshme;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit;.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta ( Menaxhim & Marketing);
  • Aftësi të mira organizative dhe negociuese;
  • Njohuri të mira të përdorimit të paketës office;
  • Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme;
  • Kërkohet fleksibilitet;
  • Të bashkëpunojë me stafin për të gjitha detyrat ;
  • Kërkohet etikë pune;
  • Vendbanimi : Tiranë
  • Mosha : 30-45 Vjeç

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment