Partner.al kërkon një Product Manager në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e tregtimit të produkteve të Sigurisë dhe Telekomunikacionit në Shqipëri dhe rajon.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Merr pjesë në përgatitjen e planit vjetor të Marketingut në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë;
  • Përcakton dhe propozon çmimet optimale të blerjes, është pjesë e diskutimeve dhe vendosjes së çmimeve;
  • Identifikon, vlerëson dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në politikën dhe strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë;
  • Përkthen strategjitë e markësmarkave në plane konkrete dhe përcakton aktivitetet që nevojiten me objektivat përkatës si dhe hapat e nevojshme për ekzekutim;
  • Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë.
  • Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
  • Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë;
  • Vendos marrëdhëniet midis kompanisë dhe klientëve;
  • Identifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave;
  • Kryen analiza të ndryshme strategjike shitjeje, financiare dhe marketing, kërkime tregu dhe konsumatore për të analizuar performancën e markësmarkave të portofolit;
  • Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtarë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
  • Aftësi analitike si në studim tregu, parashikim dhe menaxhim të zinxhirit të furnizimit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
  • Të zotërojë patentë të klasit B.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment