Partner.al kërkon një Asistent Menaxher Dyqani në Shkodër, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e shitjeve me pakicë të artikujve për fëmijë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit në tërësi si të marketit edhe të magazinës duke u kujdesur për sigurinë e produktit.
- Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in në dyqan duke marrë rol aktiv në procesin e vendimarrjes;
- Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave dhe lëvizjet e tjera të stokut nga palët e treta;
- Kontrollon veprimet monetare të arkës së dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute;
- Kontrollon veprimet monetare të kasave të dyqanit dhe sigurohet që ato të kryhen në përputhje me standartet e kompanisë dhe në siguri absolute;
- Kontrollon shpenzimet mujore të marketit dhe sigurohet që ato të jenë nën buxhet;
- Koordinon punën e punonjësve operacional, supervizorëve, merchandiserit si dhe price specialist;
- Harton me kujdes orarin e punës për të gjithë stafin e dyqanit bazuar në procedurën e brendshme të kompanisë dhe në një planifikim sa më eficent të proceseve operacionale;
- Është përgjegjës për trajnimet e stafit të të gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset për efektivitetin e trajnimit, shpejtësinë dhe cilësinë e përshtatjes të stafit të ri;
- Bën porosi në sistem duke konsideruar stokun e marketit, shitjet ose porositë e klientëve.
- Raporton vazhdimisht për studimet e tregut në lidhje me konkurencën;
- Mban përgjegjësi për stokun e dyqanit dhe inventarin dhe merr masa korrigjuese, parandaluese për rezultate të kenaqshme.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Arsim i lartë
- Të paktën dy vite përvojë në menaxhim (Retail përbën avantazh)
- Njohja e gjuhës Angleze dhe/ose gjuhë të tjera
- Aftësi organizative dhe drejtuese;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe punë në grup;
- Aftësi për tu përballur me situata të ndryshme të momentit;
- Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në çdo kohë.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment