Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh në Tirane, për një kompani të suksesshme qe operone në sektorin e ofrimit te konstruksioneve metalike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  •  Implementon në mënyrë të suksesshme strategjitë e shitjes;
  • Kryen kërkime tregu të vazhdueshme mbi klientë potencial dhe konkurrencën;
  • Menaxhon dhe mirëmban përmes takimeve dhe telefonatave portofolin e klientëve
    ekzistues dhe atyre të rinj;
  • Rifreskim i databazës së klientëve;
  • Gjeneron kontrata të reja shitje duke shtuar portofolin e klientëve të kompanisë;
  • Negocion me klientët për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të
    drejtat dhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës. Siguron zbatimin me korrektësi
    të kontratës me klientin;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit.

Kualifikimet/Kërkesat:

  •  Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një nga degët Menaxhim Biznesi ose Marketing;
  •  Të ketë eksperiencë në shitje jo më pak se 3 vjet;
  • Të jetë i i rregullt, serioz, i shkathët, ambicioz dhe të ketë aftësi të mira komunikimi;
  •  Të ketë aftësi organizative dhe manaxheriale;
  • Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Vendosni Subjec per vendin vakant qe do te aplikoni. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment