Partner.al kërkon një Asistent Marangoz në Tiranë,për një Firmë mobiliare të suksesshme që zhvillon aktivitetin e saj në treg që prej vitit 2007.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Është përgjegjës për vendosjen, sistemimin dhe administrimin e gjithë materialeve që ndodhen në magazinë;
- Është përgjegjës për ruajtjen e materialeve sipas kushteve teknike që kërkon secili prej tyre;
- Të përdorë dhe mirëmbajë mjetet dhe materialet e punës;
- Të realizojë formulimin e ngjyrave dhe lyerjen e mobiljeve sipas standarteve të kërkuara;
- Të realizojë montimin e mobiljeve në mënyrë profesionale;
- Të organizojë dhe mirembajë vendin e punës.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Preferohet të ketë përfunduar shkollën e mesme profesionale Përpunim Druri ;
- Eksperienca të ngjashme së paku 2 vite, përbën avantazh;
- Të ketë njohuri në përdorimin e makinerive të drurit;
- Të ketë njohuri te mira të produkteve;
- Të jetë i gatshëm dhe i aftë të punojë në grup.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment