Partner.al kërkon një Agjent Shitjesh Pre-Seller në Tiranë, për një kompani të suksesshme distribucioni produktesh kozmetike dhe parukerie.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgjegjës për menaxhimin  e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me
    klientët;
  • Të realizoj planin dhe prezencën e produkteve të vendosura nga kompania në zonën
    e tij;
  • Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet e kompanisë, si dhe produktet e
    konkurrentëve;
  • Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe  indentifikimin e
    klientëve të rinj;
  • Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke
    siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
  • Inicion plane veprimi për krijimin alternativash të reja për shitjen e produkteve të
    kompanisë;
  • Përgjegjës për ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e
    shitjeve dhe në përputhje  me objektivat e përcaktuara nga kompania;
  • Negocion me klientët për  oferta, pozicione më të mira dhe prezencë më të madhe
    të produkteve;
  • Komunikon në mënyrë profesionale me klientët dhe mban kontakte të vazhdueshme
    me ta;
  • Përgjegjës për implementimin e standarteve Merchandiser sipas standarteve të
    përcaktuar nga kompania;
  • Të gjejë vendet e duhura për mjetet publicitare dhe të kujdeset deri në fund
    personalisht për vendosjen në rregull të tyre;
  • Raporton në mënyrë aktive  për konkurrencën ( çmimet/ ofertat/promocione, etj);
  • Të zbatojë me përpikmëri dhe brenda afatit kohor të kërkuar, të realizimit të
    detyrave dhe zgjidhjes së problemeve të përcaktuar nga eprori;
  • Raporton sipas kërkesës dhe standarteve të raportimit.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  •  Arsim i lartë, Fakulteti Ekonomik përbën avantazh;
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Të jetë person i shkathët dhe energjik;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
  • Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment