Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh HoReCa në Tiranë, për një kompani të suksesshme që operon në fushën e distribucionit të kafesë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Menaxheri i Shitjeve është përgjegjës për organizimin dhe drejtimin e stafit që ka në përgjegjesi;
  • Shtimin dhe zhvillimin e kontratave të reja për klientë në segmentin HORECA me fokus të vecantë në KAFE Espresso;
  • Hapjen e negociatave me klientë të mundshëm dhe administrimin e klientëve ekzistues në zonat përkatëse;
  • Realizimin e Target-it Mujor, 6- Mujor dhe Vjetor;
  • Përcaktimin e planit javor të punës për stafin në varësi dhe për veprimtarinë e tij;
  • Kontrollin mbi pikat VIP për të supervizuar punën e agjentëve të shitjes;
  • Realizon dhe supervizon stafin përkatës për detyrat e përditëshme që përfshijnë;
  • Ndjekjen e xhiros ditore;
  • Ndjekjen e debive të mundshme të klientëve;
  • Monitorimin e shitjeve në klientët e kafes me kontrata furnizimi dhe ato me investim;
  • Monitorimin dhe dorëzimin e saktë të dokumentacionit të kërkuar nga financa;
  • Kordinimin e shpërndarjes së materialeve promocionale;
  • Organizimin e takimeve me stafin në bazë ditore dhe mujore;
  • Realizimin e kontrolleve ne terren;
  • Raporton ç’do ditë tek eprori mbi ecurinë e ditës parardhese.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi;
  • Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë në distribucion;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
  • Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
  • Të zotërojë patentë të klasit B.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment