Partner.al kërkon një Koordinator Blerjesh në Tiranë,për një kompani të suksesshme e cila operon në fushën e tregtimit të mobiljeve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon;
- Kryen porositë për produkte tek furnitorët dhe ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit perkatës;
- Përcakton dhe propozon çmimet optimale të blerjes, është pjesë e diskutimeve dhe vendosjes së çmimeve;
- Përzgjedh dhe propozon furnitorë potencialë që përmbushin kërkesat dhe kushtet e kompanisë;
- Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
- Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë;
- Identifikon dhe zhvillon masa konkrete për realizimin dhe tejkalimin e objektivave;
- Përgjegjës për mbarëvajtjen e kontakteve me partnerët ndërkombëtarë;
- Përgatit planin vjetor të Marketingut në përputhje me udhëzimet dhe politikat e kompanisë.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese me furnitorë të huaj dhe shqiptar;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi;
- Të ketë njohuri shumë tëmira të paketës MS Office;
- Të ketë minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
- Të ketë njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane;
- Të jetë e disponueshme për të lëvizur jashtë vendit.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment