Partner.al kërkon një Menaxher të Përgjithshëm në Tirane, për një kompani që operon prej 13 vitesh në fushën e distribucionit te kafesë dhe produkteve të tjera të konsumit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Organizimi i punës me Menaxherët e zonave.
- Lëvizja në qytete të ndryshme ku kompania ka punonjësit e saj, dhe kontrolli i punës së tyre.
- Organizimi i takimeve me klientët potenciale.
- Mbështetja e Menaxherëve të zonave për zgjerimin e tregut.
- Përgatitja e raportimeve periodike për Administratorin.
- Informimi në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.
- Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave.
- Bashkëpunimi me Zyrën e Koordinimit të shitjeve për ndjekjen e ecurisë së klientëve.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
- Duhet të ketë pervojë relevante në fushën e Menaxhimit dhe Shitjeve.
- Duhet të jetë kreativ dhe të zotërojë aftësi shumë të mira komunikimi.
- Preferohet mbi moshen 30-vjec.
- Mbi 3 vjet eksperience.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme:rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment