Partner.al kërkon një Menaxher Rajonal në Tirane, për një kompani që operon prej 13 vitesh në fushën e distribucionit te  kafesë dhe produkteve të tjera të konsumit.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Organizimin e punës së agjentëve të shitjes qe ka në varesi,për një zonë të caktuar;
  • Ndjekjen e mbarevajtjes së klienteve ekzistues;
  • Kryerja e bisedave për arritje ne nje marveshje me klientet e rinj te gjeneruar nga agjentet;
  • Zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit te shitjeve  sipas objektivave të kompanisë.
  • Koordinimi me Departamentin e Asistences teknike.
  • Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave.
  • Pergatitja e raportimeve periodike për Menaxherin e Pergjithshem.
  • Informimi në mënyre të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Arsim i lartë, Fakulteti Ekonomik përbën avantazh;
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme;
  • Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office;
  • Të jetë person i shkathët dhe energjik;
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
  • Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
  • Të zotërojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme:rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment