Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh B2B, për një klient i cili operon në fushën e shërbimeve të Burimeve Njerëzore.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryen kërkime tregu të vazhdueshme mbi klientë potencial dhe konkurrencën;
- Menaxhon dhe mirëmban përmes takimeve dhe telefonatave portofolin e klientëve
ekzistues dhe atyre të rinj; - Gjeneron telefonata te vazhdueshme për të zhvilluar takime me klientë potencial;
- Përmbush takime të vazhdueshme me klientë të rinj dhe bën follow-up të tyre deri në
mbylljen e kontratave; - Gjeneron kontrata të reja shitje sherbimesh duke shtuar portofolin e klienteve të
kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një nga degët Menaxhim Biznesi, Marketing ose
degë të ngjashme; - Të ketë eksperiencë në shitje B2B jo me pak se dy vjet;
- Të ketë ambicje dhe aftësi të mira komunikuese dhe negociuse;
- Të jetë i përkushtuar dhe me disiplinë në punë, gjithashtu paraqitja personale shumë e
mirë është kriter kryesor; - Të ketë referenca të mira nga punët e mëparshme përmes personave përgjegjës në
fushën e shitjes; - Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment