Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh për Zonën e Lezhës, për një klient i cili operon në fushën e distribucionit.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Punon në bashkëpunim me stafin e shitjes për arritjen e objektivave individuale;
- Kryen kërkime tregu të vazhdueshme mbi klientë potencial dhe konkurrencën;
- Prezanton dhe reklamon produktet, gjatë takimeve të organizuara me klientët;
- Menaxhon dhe mirëmban përmes takimeve dhe telefonatave portofolin e klientëve ekzistues dhe atyre të rinj;
- Përmbush takime të vazhdueshme me klientë të rinj dhe bën follow-up të tyre deri në mbylljen e kontratave;
- Ofron të gjithë mbështetjen e nevojshme dhe zgjidhjen e problemeve;
- Arrin target-et e vendosura me qëllim rritjen e kompanisë;
- Informon mbi produktet dhe ofertat e kompanisë.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta;
- Të ketë ambicje dhe aftësi të mira komunikuese dhe negociuse;
- Të jetë i/e përkushtuar dhe me disiplinë në punë;
- Njohuri shumë të mira të përdorimit të paketës Office;
- Mbi 3 vite eksperiencë pune të ngjashme (preferohet në industrinë e FMCG);
- Të jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
- Të bashkepunojë me stafin për të gjitha detyrat;
- Të jetë etik në marrëdhënie me kolegët;
- Të disponojë leje drejtimi automjeti të kategorisë B;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment