Partner.al kërkon një Menaxher Supermarketi Lezhë, për një klient i cili operon në fushën e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Menaxhon, koordinon dhe kontrollon operacionet në dyqan në përputhje me procedurat.
• Pergjegjes per trajnimin e stafit të angazhuar në dyqan.
• Kontrollon implementimin e proceseve në operacionet e dyqanit.
• Organizon grafikun e punës së personelit sipas nevojave të dyqanit. Kontrollon oraret e punës së stafit në varësi.
• Kontrollon treguesit e performancës për dyqanin dhe për individët në varësi të tjj/saj.
• Në aktivitetet e promovimit verifikon etiketat në të gjitha kokat e rafteve/paletave për produktet e zgjedhura. Kryen vendosjen e produkteve në promocion në formatin e kërkuar.
• Kryen kontrollin rutinë të etiketave të cmimeve në produkte.
• Kryen dhe kontrollon porositë e marketit.
• Kujdeset për menaxhimin e vlerave në dyqan sipas procedurave përkatëse.
• Mbikqyr kohën e hapjes dhe të mbylljes së marketit.
• Përcjellja e ankesave të klientëve tek manaxherët përkatës dhe/ose furnitori përkatës për sa i takon produkteve apo shërbimit.
• Është përgjegjës për inventarin dhe asetet e dyqanit.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë kryer studimet e larta, preferohet në degët Menaxhim Biznesi,Financë.
- Të ketë eksperiencë pune 1-3 vjecare si Menaxher në një kompani të ngjashme.
- Të ketë njohuri të MS Office.
- Te jete person I perkushtuar dhe te kete etike komunikimi.
- Te kete aftesi menaxhuese dhe organizative.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment