Partner.al kërkon një Përgjegjës/Administrator Automjetesh në Tiranë,për një klient i cili operon prej 18 vitesh në fushën e distribucionit të importit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbajtja në gjëndje pune të mjeteve motorike nëpermjet inspektimeve dhe testimeve të
automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike ose jo; - Kompletimi i preventivit te mirëmbajtjes si p.sh, probleme motorike, nderrimi i vajit, i gomave etj, zëvëndesimi i filtrave;
- Mban mjetet në gjëndje funksionale duke mbledhur ankesat për problematikat e mundshme të
lidhura me funksionimin e automjeteve apo mjeteve të tjera motorike; duke ndjekur inspektime,
riparime të pjesëve motorrike, riparime mekanike dhe keqfunksionime të sistemit elektrik;
nderrimi i pjeseve te kembimit; etj. - Verifikon shërbimin e automjeteve dhe mjeteve të tjera motorike duke kryer testime dhe
kontrolle të sistemit; - Mban përgjegjesi për permbushjen e kërkesave teknike duke testuar pjesët motorrike, sigurinë
dhe kontrollet standarde të oksidimit të pjesëve të këmbimit; - Mirëmban fizikisht automjetet dhe mjetet e tjera motorike, duke u kujdesur për
pastrimin/larjen/lyerjen e tyre. - Kryen raportime periodike në lidhje me gjëndjen e përgjithshme teknike të automjeteve, si dhe
evidentimin e problematikave të lidhura me to; - Kujdeset për pajisjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshem për daljen ne qarkullim te
mjeteve ne ngarkim te tij; - Kryen procedurat për furnizimin me karburant të mjeteve në ngarkim të tij.
- Pergatit raport mujore për Tabelën e “km” të mjeteve, Gjëndjen e karburantit të rakorduar, Listën e mjeteve &, Gjendjen teknike të mjeteve, Normat e përditesuara të konsumit të mjeteve, Tabelen mujore të konsumit të mjeteve sipas koefiçentëve të Shoqërise, Inventarin e ofiçinës.
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm me profil mekanik, preferohet Diplomë Universitare
në Inxhinieri mekanike; - Minimumi 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme.
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Aftesi shume të mira në përdorimin e paketes Office.
- Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment