Partner.al kërkon një Menaxher/e Marketingu, për një klient i cili operon në fushën e distribucionit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgatitja e strategjive të marketingut;
- Analizon trendetet e tregut dhe rekomandon ndryshime në strategjitë e marketingut dhe zhvillimit të biznesit bazuar në analizat dhe feedback-un;
- Përgatit dhe shpërndan buxhetin e marketingut;
- Mbikëqyr krijimin dhe realzimin e njoftimeve për shtyp, reklamave dhe materialeve të tjera të marketingut;
- Realizon mbledhjen dhe analizimin e feedback-ut nga klientët;
- Mbështet dhe pasuron të gjitha perceptimet e jashtme per kompaninë dhe rritjen e pjesës së tregut;
- Angazhon konsumatorët nëpermjet mediave sociale;
- Thellon marrëdhëniet me të gjitha mediat për të siguruar sa më efektivisht përçimin e mesazhit dhe pozicionimin ekompanisë;
- Udhëhëq të gjitha fushatat e gjenerimit dhe prodhimit të përmbajtjes në të gjitha platformat e medias;
- Ndërmer iniciativa të mirë-llogaritura bazuar në analizimin e të të dhënave;
- Bashkëpunon me shitjet dhe ndihmon për zhvillimin e aktiviteteve strategjike të partneritetit, implementon planin strategjik dhe skemën ekzekutive për mundësitë e identifikuara;
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi, profili Marketing;
- Të ketë minimumi 3-5 vite eksperiencë pune në kete pozicion;
- Aftësi shumë të mira analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
- Njohje shumë të mirë të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira organizuese dhe përcaktim prioritetesh;
- Të jetë etik në marrëdhënie me kolegët dhe fleksibel;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment