Partner.al kërkon një Drejtor Komercial (Retail) për një Qëndër Tregtare në Tiranë, që
operon prej 6 vitesh në treg.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  •  Përgjegjës për ekspansionet e grupit, mbikqyr hapjen e pikave të reja të shitjes,
    dyqanet e reja;
  • Mirëmban dhe kontrollon vazhdimisht ecurinë e punës në dyqanet që drejton;
  •  Promovon dhe kërkon vazhdimisht profesionalizëm të lartë nga stafi i shitjes;
  •  Përfaqeson në cdo kohë parimet dhe filozofinë e kompanisë dhe e transmeton tek të gjithë punonjësit e shitjes;
  • Permirëson performancën e dyqaneve duke arritur dhe tejkaluar objektivat e përcaktuara nga kompania dhe mbikqyr të gjitha aktivitetet operacionale;
  •  Menaxhon të gjitha burimet e dyqaneve për t’u ofruar klientëve një përvojë të kënaqshme blerjesh;
  •  Kujdeset për mirëmbajtjen e standarteve të larta të ekspozimit dhe organizimit të produkteve;
  • Krijon nje kulturë pune në dyqane e cila duhet të reflektojë imazhin dhe emrin e produkteve në të gjitha veprimtaritë e përditshme;
  • Siguron implementimin e rregullave dhe procedurave të përcaktuara nga kompania dhe sjell sugjerime për përmirësime të mëtejshme;
  • Kupton sjelljen dhe nevojat e klientit për të dhënë feedback mbi përshtatjen e shërbimeve dhe ofertave të ndryshme;
  • Monitoron reagimin e klientit për permirësimin e vazhdueshëm të shërbimit në të gjitha dyqanet e firmës;
  •  Reflekton sjellje shembullore tek të gjithë punonjësit duke transmetuar aftësi të larta të shërbimit ndaj klientit;
  • Siguron vazhdimisht që njohuritë mbi produktin dhe markën të jenë pjesë e aftësisë shitëse të punonjësve;
  • Trajnon, motivon dhe frymëzon stafin në përmbushjen e objektivave dhe rritjen e performancës individuale;
  • Krijon një kulturë të performancës në dyqane duke vendosur objektiva dhe pritshmëri të qarta, analizon performancën individuale dhe përgjegjësitë e stafit dhe jep feedback në cdo rast;
  •  Menaxhon rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin profesional të skuadrës duke bërë të mundur zbatimin e të gjitha rregullave dhe procedurave të departamentit të burimeve njerëzore;
  • Detyra të tjera që mund ti caktohen.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  •  Të këtë kryer studimet e larta, preferohet në degët Menaxhim Biznes, Financë,
    Marketing ose fusha të ngjashme;
  •  Eksperiencë mbi 5 vite në Shitje dhe Menaxhim Retail;
  •  Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  •  Të ketë njohuri shume te mira të paketës MS Office;
  •  Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  •  Të ketë aftësi shumë të mira analitike;
  •  Të ketë aftësi shumë të mira bashkëpunimi në grup;
  •  Të ketë aftësi shumë të mira ndërpersonale;
  • Te jetë ambicioz/e.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme:rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment