Partner.al kërkon një Menaxher për Marrëdhëniet me Publikun (PR), për një Cocktail Bar në
zonën e Ish-Bllokut në Tiranë..

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  • Të njohë shumë mirë funksionimin e një lokali;
  • Të krijojë një klimë të mirë bashkëpunimi me stafin e lokalit;
  •  Tregon perkushtim maksimal për klientelën;
  • Përgjegjës për gjenerimin e klientëve të rinj;
  •  Përgjegjës për organizimin e eveneteve dhe festimeve të kërkuara nga klientët;
  • Përgjegjës për organizimin e eveneteve promocionale në lokal;
  • Përgjegjës për promocionet dhe fushatat marketing;
  • Kujdeset qe klientët të marin shërbimin maksimal ne lokal.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë, preferohet PR, Gazetari, Shkenca Komunikimi etj;
  • Të njohë programet e paketës MS Office;
  • Të njohë një gjuhë të huaj, perferohet gjuha Angleze;
  • Të ketë kapacitet për përfaqësimin dhe promovimin e lokalit;
  • Të jetë i/e aftë për të zgjidhur problemet e ndryshme me përgjegjësi dhe efektivitet;
  • Të jetë fleksibël me oraret e punë sipas nevojave të lokalit;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunimi në grup;
  •  Të jetë i/e motivuar në realizimin e kërkesave të punës;
  • Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
  • Të karakterizohet nga korrektësia dhe besueshmëria.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment