Partner.al kërkon një Menaxher Bari, për një Cocktail Bar në zonën e Ish-Bllokut në Tiranë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Percakton objektivat dhe synimet e barit duke identifikuar nevojat, duke përzgjedhur, trajnuar stafin, dhe vlerësuar perfomancen ne punën e tyre;
- I komunikon stafit detyrat dhe përgjegjësite në lidhje me punën për të përmbushur objektivat e caktuara;
- Planifikon buxhetin duke vlerësuar risqet dhe shpenzimet e barit;
- Ndjekjen e procesit te furnizimeve dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me furnitorët;
- Inkurajon klientët për të organizuar festa dhe evente në ambjentet e barit;
- Planifikon dhe organizon aktivitete të ndryshme promocionale;
- Monitoron dhe mirëmban ambientet e bar-it si dhe shërbimet e ofruara;
- Kujdeset të mbajë një ambient pune të sigurt, të pastër, të shëndetshëm dhe cilësor;
- Komunikon në mënyrë profesionale me stafin duke organizuar takime të rregullta;
- Raporton rregullisht në lidhje me ecurinë e punës pranë Menaxherit të Përgjithshëm;
Kualifikimet e këruara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë,e preferueshme është në profilin menaxhim biznesi/ marketing.
- Përvojë e mëparshme në menaxhim baresh jo më pak se 3 vjet;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe Italiane;
- Aftësi drejtuese, udhëheqëse, organizative dhe vendimmarrëse;
- Aftesi shume të mira komunikuese;
- Integritet, dhe besueshmëri profesionale;
- Përgjegjshmëri dhe qëndrim korrekt me stafin.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment