Partner.al kërkon një Teknik Elektriçist , për një Hotel prestigjioz të sapo hapur në një zonë shumë të preferuar në Tiranë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës i Asistencës Teknike dhe Mirëmbajtjes;
- Të njohë dhe interpretojë Skemat elektrike të fuqisë dhe komandimit;
- Të njohë dhe interpretojë Skemat e qarqeve elektronike të fuqisë dhe kontrollit;
- Përgjegjës për zgjidhjen e problematikave dhe avarive në sistem;
- Njohuri mbi instalimet elektrike TM/TU dhe instalimet e sistemeve AC/DC të sigurisë dhe kontrollit.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Kërkohet arsimi i mesëm Profesional, arsimi i lartë përbën avantazh;
- Minimalisht 4 vite eksperiencë në këtë profil;
- Certifikim zanati;
- Të ketë njohuri nga ana hidraulike, për rregullimin e avarive të vogla;
- Të jetë i motivuar dhe dinamik;
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment