Partner.al kërkon një Recepsionist/e për një Hotel prestigjioz të sapo hapur në një zonë shumë të preferuar në Tiranë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- I shërben klientëve sipas kërkesave të tyre dhe sigurohet që klientët të marrin shërbimin maksimal;
- Ndërton raporte të mira me të gjithë klientet për ti ndihmuar ata rreth kërkesave dhe ankesave;
- U siguron qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm klienteve;
- Ndërmarrë detyra të përgjithshme, duke përfshirë korrespondencën, email-at si dhe telefonatat që vijnë nga brenda dhe jashtë Hotelit;
- Siguron që të gjitha rezervimet dhe anulimet janë përpunuar në mënyrë efikase;
- Realizon regjistrimin Check in dhe Check Out.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Experiencë në pozicione të ngjashme;
- Aftësi shumë të mira në MS-office;
- Aftësi të spikatura organizative dhe komunikuese;
- Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhen angleze (të shkruar dhe të folur)
- Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
- Të jetë e paraqitshme, e komunikueshme dhe e sjellshme;
- Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment