Partner.al kërkon një Recepsionist/e për një Hotel prestigjioz të sapo hapur në një zonë shumë të preferuar në Tiranë.  

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • I shërben klientëve sipas kërkesave të tyre dhe sigurohet që klientët të marrin shërbimin maksimal;
  • Ndërton raporte të mira me të gjithë klientet  për ti ndihmuar ata rreth kërkesave dhe ankesave;
  • U siguron qëndrim të rehatshëm dhe të këndshëm klienteve;
  • Ndërmarrë detyra të përgjithshme, duke përfshirë korrespondencën, email-at si dhe telefonatat që vijnë nga brenda dhe jashtë Hotelit;
  • Siguron që të gjitha rezervimet dhe anulimet janë përpunuar në mënyrë efikase;
  • Realizon regjistrimin Check in dhe Check Out.

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Experiencë në pozicione të ngjashme;
  • Aftësi shumë të mira në MS-office;
  • Aftësi të spikatura organizative dhe komunikuese;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm  gjuhen angleze (të shkruar dhe të folur)
  • Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
  • Të jetë e paraqitshme, e komunikueshme dhe e sjellshme;
  • Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen;

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment