Partner.al kërkon një Account Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në tregun
Shqipëtar prej 16 vitesh në fushën e marketingut, promocionit dhe PR.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Realizimi i objektivave të (vendosura nga kompania). Njohja shumë e mire e tregut dhe
shfrytezimi optimal i mundësive që ofron ky treg. - Ndjekja e ecurisë së kompanive dhe
shërbimeve që ofrojnë konkurrentet; - Krijimi, zhvillimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të mira me klientët, furnitorët, distributorët
dhe aktorët e tjerë në treg. Këshillimi dhe gjetja e zgjidhjeve për klientët; - Njohje shumë e mirë e skuadrës promocionale dhe pozicionimi i çdo anëtari atje ku mund të
japë maksimumin; - Pjesemarrja aktive në procesin e rekrutimit dhe të përzgjedhjes së anëtarëve të skuadrës së
tij; - Kujdesi për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë;
- Shtimi i panderprere i njohurive dhe aftësive personale e profesionale. Raportimi i rregullt
mbi bazen e standardeve te vendosura nga kompania; - Kujdesi dhe mbështetja për çdo aktivitet të organizuar nga kompania në të gjithë territorin
e Shqipërise; - Gatishmeria për të bërë çdo detyrë tjetër që i kërkohet nga kompania;
- Gjetja e klientëve të rinj dhe mirëmbajtja e atyre ekzistues;
- Prezantimi në PPT për fushatat e marketingut;
- Mbajtja e marredhenieve afatgjata me klientin;
- Ofertat financiare për klientët e jashtëm të kompanisë;
- Ndjekja e debitorëve të jashtëm të kompanisë;
- Komunikimi me furnitorët dhe me cmimet e tregut.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet dega Administrim Biznesi, profili Marketing;
- Studimet Master profili Marketing jane;
- Të ketë 2-5 vite eksperiencë pune në kete pozicion;
- Aftësi shumë të mira analitike, planifikimi dhe menaxhimi;
- Njohuri shumë të mira të paketës MS Office, PPT dhe Fotoshop;
- Njohje shumë të mirë të gjuhës Angleze;
- Aftësi shumë të mira organizuese dhe përcaktim prioritetesh;
- Të jetë etik/e në marrëdhënie me kolegët;
- Te zoteroje leje drejtimi automjeti te kategorise B.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment