Partner.al kërkon një Financier/e në Tiranë, për një kompani të suksesshme e cila operon në fushën e tregtimit te mobiljeve, parketeve, produkteve hidrosanitare

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Të prezantojë tek Përgjegjësi i kompanisë dokumentet dhe materialet e prodhuara nën përgjegjësinë e tij/saj;
  • Regjistrimi  i faturave te blerjeve dhe shitjeve ;
  • Regjistrimi i veprimeve te magazines, rakordimi ne lidhje me levizjet e artikujve dhe materialeve dhe inventarizimi ;
  • Kontroll i detajuar i te ardhurave dhe shpenzimeve te kompanisë dhe analizë sipas njesive;
  • Pergatitja në menyre periodike e raporteve financiare për shoqerinë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet ne Financë-Kontabilitet.
  • Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
  • Eksperiencë minimum 3 vite ne distribucion;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment