Partner.al kërkon një Asistente Finance në Tiranë, për një klient i cili operon në importin e bimëve dekorative.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës;
- Organizon takimet në kohë dhe me përpikmëri;
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit dhe materialeve të nevojshme;
- Përpunon dhe rregjistron dokumentacionion e plotë të veprimtarisë së magazinave, fletë- hyrjet dhe fletë-daljet si dhe ndjek llogaritë inventariale të tyre;
- Ben kontroll të përditshem të gjëndjes fizike të arkës dhe rakordon me gjëndjen sipas librit të arkës.
- Përpunon dhe rregjistron dokumentacionin e plotë të blerjeve.
- Raporton tek shefi i financës për mabrëvajtjen e punës.
- Sipas kërkesës kryen edhe punë të tjera që ndërlidhen me vendin e punës;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet universitare, një nga degët e Fakultetit Ekonomik;
- Të paktën një vite eksperiencë pune si asistente finance;
- Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve financiare;
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi shumë të mira për zgjidhjen e situatave të ndryshme me efikasitet;
- Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps:Ju lutem vendosni në subject titullin e pozicionit për të cilin që do të aplikoni. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment