Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh HoReCa në Tiranë, për një klient i cili operon prej 18 vitesh në fushën e distribucionit të importit në industrinë e FMCG.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Vendos objektivat e shitjes duke parashikuar dhe zhvilluar kuotat e shitjeve vjetore per rajonin/territorin qe mbulon, duke projektuar volumin e pritshem te shitjeve;
- Menaxhimi i zones të caktuar ; i supervizoreve te shitjes dhe një numri agjentësh shitjeje,
- Orientimi, keshillimi, disiplinimi, monitorimi dhe vleresimi i performances te punonjesve që jane në varësinë e tij;
- Shitjet për klientët e mëdhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave;
- Ndjek porositë në cdo hallkë deri në mbylljen e procesit të kontraktimit;
- Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas modelit/strategjisë të kompanisë;
- Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
- Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientet;
- Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit te klientëve;
- Përgatitja e raportimeve të ndryshme, sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë;
- Të informohet në menyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
- Çdo detyre tjeter ne lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejtperdrejte.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Fakulteti Ekonomik;
- Eksperience në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet në FMCG;
- Njohuri në perdorimin e programeve financiare dhe Paketës Office;
- Aftësi komunikimi dhe menaxheriale;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment