Partner.al kërkon një Arkitekt/e në Tiranë, për një klient i cili operonë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së konstruksioneve metalike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgatitja e planimetrive, renderave, detajeve në përputhje me kriteret e projektit dhe kërkesat e klientit;
  • Ti ofroje klientëve një shërbim të kompletuar duke konceptuar arredimin e dyqaneve, marketeve dhe magazinave;
  • Të zhvilloj materiale grafike në programet Photoshop, AutoCad, etj, për një paraqitje sa më të qartë vizuale të projekteve që kërkon klienti;
  • Realizon ndjekjen me rigorozitet të punimeve, dhe mbylljen e tyre në kohë dhe cilësinë më të lartë.
  • Ndjekja e kërkesave të klientit, dhe zbatimi i tyre në projekt;
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen gjatë procesit të punës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, dega Arkitekturë;
  • Të ketë aftesi të mira kompjuterike në përdorimin e programeve – AutoCad , SketchUp 3D, Adobe photoshop, Microsoft office;
  • Eksperiencë të ngjashme së paku 3 vite, përbën avantazh;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment