Partner.al kërkon një Menaxher/e Zyre në Tiranë, për një klient i cili operonë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së konstruksioneve metalike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyr veprimtarinë e përditshme të kompanisë;
- Siguron që punonjësit të punojnë në mënyrë produktive dhe të koordinuar midis departamenteve;
- Përgatit raportet periodike për administratoret;
- Harton dhe dorëzon raportet tek administratorët për të gjitha çështjet me rëndësi;
- Ruajtja e marrëdhënieve me klientet/furnitoret;
- Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjeve për ndjekjen e ecurisë së projekteve me klientët në kohë dhe me cilësi të lartë;
- Të mbajë evidencat e punonjësve;
- Të mbajë hyrjet dhe daljet e punonjësve gjatë orarit të punës;
- Koordinimin e takimeve në sallën e mbledhjeve;
- Trajtimin e të gjitha kërkesave të administratës (internet; telefon; kancelari);
- Mbikëqyr rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve të rinj;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet dega Administrim Biznes;
- Mbi 3 vjet eksperiencë pune të ngjashme, përben avantazh;
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuha e dytë përbën avantazh;
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office;
- Aftësi shumë të mira komunikimi;
- Të ketë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës;
- Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti dhe korrektësia;
- Të ketë aftësi organizative, kreative dhe të ndihmojë në dhënien e ideve të reja;
- Të eci me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë;
- Mosha preferohet mbi 30 vjeç.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment