Partner.al kërkon një Shef/e Finance në Tiranë, për një klient i cili operonë në sektorin e prodhimit dhe shitjes së konstruksioneve metalike.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Menaxhon, kontrollon dhe mbikqyr departamentin e Financës;
  • Të njohë shumë mirë programet financiare Alpha dhe Financa 5;
  • Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
  • Zbaton rigorozisht procedurat e financës & kontabilitetit;
  • Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
  • Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
  • Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
  • Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
  • Përgjegjëse per pasqyrat financiare, listëpagesat, deklarimin e taxave;
  • Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
  • Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
  • Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit, aktiveve të qendrueshme;
  • Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;
  • Asiston në koordinimin e të gjitha proceseve me palët e treta për cështjet financiare të shoqërisë.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë Ekonomik, preferohet në Finance/Kontabilitet;
  • Mbi 5 vite eksperiencë të ngjashme;
  • Përdoruese shume e mire e paketes MS Office dhe Programeve financiare;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nen varësi.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment