Partner.al kërkon një Agjent/e Shitje për zonen e Durrësit dhe Tiranës, për një kompani që operon në fushen e distribucionit te produkteve të konsumit.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Krijimi i databazës së klientëve duke u bazuar në strategjinë e kompanisë;
  • Promovimi i marrëdhënieve me klientët duke kuptuar dhe  plotësuar nevojat e tyre,
  • Menaxhimi i portofolit të klientëve duke mbajtur marrëdhenie afat-gjata me ta;
  •  Zhvillimi i klienteve të rinj duke përdorur rrjetin e klientëve ekzistues dhe atyre potencial;
  • Dizenjimi i një strategjie për krijimin e një prezence të fuqishme të kompanisë në treg;
  • Zhvillimi i planeve mujore të departamentit të shitjes bazuar në objektivat e përcaktuara;
  •  Monitorimi i procesit të shitjes, duke identifikuar sfidat dhe strategjitë e tyre;
  • Përgatitja e raporteve mujore të shitjes;
  • Zhvillimi i departamentit të shitjes,me qëllim zgjerimin e aktivitetit të kompanisë;
  • Identifikimi i tregjeve potencial duke kuptuar qartë konkurrencën dhe zhvillimet e produktit;

Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Fakulteti Ekonomik;
  •  Eksperiencë në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet në shitje;
  • Aftesi për të zhvilluar procesin e shitjeve nga planifikimi deri te realizimi;
  • Njohuri të sistemit CRM përben avantazh;
  • Njohuri e teknikave të negocimit dhe marketingut;
  • Njohuri në perdorimin e Paketës Office;
  •  Aftësi shumë te mira komunikimi dhe menaxheriale;
  •  Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Te disponojë leje drejtimi të kategorisë B.

Të gjithë  kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment