Partner.al kërkon një Agjent/e Shitje X-Van në Tiranë,për një klient të suksesshëm që operon në fushën e distribucionit të kafesë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për një zone të Tiranës;
- Viziton çdo pikë shitje sipas programit ditor;
- Të ndërtoje të ndjekë dhe të përmirësoje në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet me klientët;
- Prezanton në mënyrë profesionale produktet tek klientët;
- Kontrollon gjendjen e stokut në cdo pikë që viziton;
- Identifikon nevojat e klientëve;
- Jep propozime për përmbushjen e kërkesave të klientit;
- Monitoron procesin e porosive deri në mbërritjen e tyre tek klienti;
- Zbaton me përpikmëri detyrat e përcaktuara nga eprori.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- E domosdoshme eshte të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Mbi 2 vite eksperiencë pune të ngjashme;
- Njohje shumë të mirë të zonave të ndryshme të Tiranës;
- Të jetë person i shkathët dhe energjik;
- Aftësi shumë të mira organizative dhe komunikuese;
- Gjuhët e huaja përbëjnë avantazh;
- Të zotëroj leje drejtimi të kategorisë B;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment