Partner.al në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të tij është duke kërkuar  kandidatë të përshtatshëm për pozicionin HR Specialist.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Skanim i CV-ve të ardhura në adresë të Partner.al;
  • Menaxhim i proçesit të grumbullimit dhe seleksionimit të CV-ve;
  • Hartimi i Profilit të Kandidatit;
  • Mbledhja e referencave për kandidatët potencialë;
  • Rekomandimi i kandidatëve dhe hartimi i raporteve të vlerësimit për kandidatët potencialë;
  • Zhvillimi i intervistave me kandidatët që përmbushin kriteret;
  • Menaxhimi i axhendës së intervistave;
  • Koordinimi i intervistave të kandidatëve potencial me klientin;
  • Proçesi follow-up dhe marrja e feedback;
  • Mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe kandidatët;
  • Menaxhimi i databazës së punësimit;
  • Hartimi dhe postimi i njoftimeve të punësimit;
  • Përdorja e metodave bashkëkohore në zhvillimin e procesit Hunting;
  • Si dhe detyra të tjera që do t’i ngarkohen nga eprorët.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta, preferohet profil në Shkenca Sociale;
  • Diplomë Master në fushën e Burimeve Njerëzore përbën avantazh;
  • Të ketë të paktën një vit eksperiencë në fushën e Burimeve Njerëzore;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
  • Aftësi të mira menaxhuese, koordinuese, organizuese dhe planifikuese;
  • Kërkohen indidvid energjik dhe të motivuar;
  • Kërkohet fleksibilitet.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment