Partner.al kërkon një Showroom Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë në Showroom;
- Përgjegjës për ndarjen dhe ndjekjen e realizimit të detyrave të stafit në Showroom, si dhe trajnimin e vazhdueshëm te stafit;
- Menaxhon dhe motivon stafin që të rriten shitjet ditore dhe të maksimizohet efikasiteti në punë;
- Sigurohet që të gjitha operacionet në Showroom të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
- Përgatitja e raporteve javore, mujore dhe vjetore sipas standardeve të kompanisë;
- Përgjegjës për ndjekjen e vendosjes së etiketave sipas formatit të hartuar nga kompania;
- Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të produkteve sipas planit javor të përcaktuar;
- Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të gjithë produkteve sipas planit të dakorduar duke konsideruar Top Tile/Sanitary dhe Listën e Pastrimit për produktet në Outlet;
- Përgjegjës për stokun e artikujve në Showroom, dhe regjistrimin e artikujve të rinj;
- Përgjegjës për procesimin e porosive të reja për stokun në Showroom;
- Rekrutimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me stafin suportues si arkitektët dhe mjeshtrat ustallarë;
- Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment