Partner.al kërkon një Financier/e në Tiranë, për një Hotel prestigjioz të sapo hapur në një zonë shumë të preferuar në Tiranë.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Koordinon përgatitjen e pasqyrave financiare & raporteve financiare;
  • Zbaton rigorozisht procedurat e financës & kontabilitetit;
  • Kontrollon miratimin dhe përpunimin e të ardhurave & shpenzimeve, mirëmbajtjen e llogarive;
  • Kontrollon përgatitjen e listës së pagave dhe pagesat e perfitimeve për stafin;
  • Siguron që të dhënat janë mbajtur në përputhje me standardet e pranuara të auditimit;
  • Analizon kontrollin e kostos dhe shpenzimet;
  • Përgjegjëse per pasqyrat financiare, listëpagesat, deklarimin e taxave;
  • Përgjegjëse për organizimin dhe përgatitjen e dokumentacionit financiar;
  • Përgjegjëse për komunikimin dhe koordinimin e punës me Institucionet e tatim taksave;
  • Përgjegjëse për manaxhimin e inventarit, aktiveve të qendrueshme;
  • Përgjegjëse për analiza të ardhurash dhe shpenzimesh;

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë Diplomë Universitare në Shkencat Ekonomike; preferohet ne Financë-Kontabilitet.
  • Përqëndrim të lartë gjatë kryerjes së detyrave dhe vëmendje ndaj detajeve;
  • Aftësi për të shqyrtuar dhe përpunuar saktësisht të dhënat;
  • Eksperiencë minimum 3 vite;
  • Të ketë njohuri shumë të mira kompjuterike dhe në përdorimin e programeve financiare;
  • Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Add Comment