Partner.al kërkon një Oficer Kredie në Durrës , për një klient i cili operon në sektorin e financimit për blerjen e automjeteve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë;
- Identifikon klientë potencialë, në nevojë për financim dhe i bind ata për financim ose ofron këshillim financiar;
- Zhvillon takime me klientë potencialë për të rritur ndërgjegjësimin mbi kushtet e kredidhënies;
- Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
- Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
- Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
- Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
- Kryen të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
- Kryen analizën financiare saktësisht dhe referon vendimin e tij në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies;
- Qëndron i përditësuar në lidhje me procedurat politikat, termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
Kualifikimet/Kërkesat:
- Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi;
- Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet në pozicion të njejtë një institucion financiar;
- Aftësi shumë të mira menaxheriale dhe organizative;
- Aftësi të shkëlqyera analitike;
- Njohuri të gjuhës Angleze;
- Përdorues shumë i/e mirë i paketës MS Office dhe programeve financiare;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.
Add Comment