Partner.al kërkon një Arkitekt/e në Tiranë, për një klient i cili operonë në fushën e arkitekturës dhe urbanistikës.

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Përgatitja e planimetrive, renderave, detajeve në përputhje me kriteret e projektit dhe kërkesat e klientit;
  • Ti ofrojë një shërbim të kompletuar duke konceptuar dhe dizenjuar kërkesat e klientit;
  • Të zhvillojë materiale grafike në programet, AutoCad, Revit 3DS MAX, Photoshop etj, për një paraqitje sa më të qartë vizuale të projekteve që kërkon klienti;
  • Realizon ndjekjen me rigorozitet të punimeve dhe mbylljen e tyre në kohë dhe cilësinë më të lartë;
  • Ndjekja e kërkesave të klientit, dhe zbatimi i tyre në projekt;
  • Kontakti me klientë për të diskutuar objektivat dhe buxhetin e projektit;
  • Përgatitja dhe prezantimi i propozimeve, përfshirë vizatimet e detajuara të ndërtesave, ose rinovimeve;
  • Ndjekja e procesit deri te klienti final;
  • Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen gjatë procesit të punës.

Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, dega Arkitekturë;
  • Të ketë aftesi të mira kompjuterike në përdorimin e programeve – AutoCad, Revit 3DS MAX, Photoshop, Microsoft Office etj;
  • Eksperiencë të ngjashme së paku 2 vite, përbën avantazh;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Të jetë i aftë të punojë në grup;
  • Të jetë energjik/e, të ketë iniciativë dhe kreativitet;

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në + Portofolin në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al. Afati i aplikimit deri më 15 Janar 2020.
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.

Add Comment