Partner.al kërkon një Specialist/e Marketingu në Tiranë, për një klient me eksperiencë 13 vjecare në prodhimin dhe distribucionin e pijeve energjike dhe freskuese .
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Jep suportin e tij në rishikimin e procedurës marketing mbi bazën e eksperiencës së përditshme ne përputhje me kerkesat e departamentit dhe kompanisë;
- Do të jetë pjesë e grupit për hartimin dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që perkojnë me objektivat e miratuara të kompanisë ose klientit;
- Kryen studime tregu dhe konkurence sipas planeve strategjike që kompania ka dhe direktivave që merr nga drejtuesit;
- Ndihmon në përgatitjen e strategjisë për targetimin e klientëve ekzistues dhe të rinj, si dhe hartimin e planit të punës për fushatat e marketingut tek ta në raport me interesat dhe profilin;
- Zbaton planin e veprimit dhe skedulet për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe zhvillon mënyren e kontaktit me ta;
- Ruan dhe rifreskon të dhënat e klientëve të rinj dhe ekzistues në Regjistrin e Klientëve të Kompanisë;
- Përgatit dhe zbaton strategjinë e komunikimit për mediat online sipas një kalendari të përcaktuar dhe bën monitorimin periodik të ecurisë;
- Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brenda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;
- Manaxhimi i website të kompanisë dhe çdo fushatë apo materiali promocional që kompania ka;
- Përgatit dhe dorëzon raporte javore dhe mujore periodike në lidhje me efektivitetin e fushatave por edhe mbi planin e punës personale;
- Detyra të tjera që i caktohen.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Eksperiencë në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet (e preferueshme në fushën informatike);
- Diplomë në Marketing/Administrim Biznesi apo profile të ngjashme;
- Kualifikime dhe trajnime në fushën e Marketingut;
- Aftësi shumë të mira komunikimi ,ndërtimi i marrëdhënieve të sukseshme me klientët;
- Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime;
- I dedikuar, pozitiv dhe punetor;
- Të jetë fleksibel kur është e nevojshme;
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment