Partner.al kërkon një Teknik Servisi për Pajisje Elektroshtëpiake në Durrës për një klient, distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të kryej konstatimin dhe riparimin e rasteve të pajisjeve të raportuara;
- Të mbajë regjistrin përkatës mbi shërbimet e kryera për çdo pajisje;
- Të përgatisë kërkesat për pjesët dhe pajisjet e nevojshme dhe t’i paraqesë ato tek drejtuesi i Depratamentit të Servisit;
- Të informojë në mënyrë perodike eprorin për shërbimin e punës që ai kryen tek klienti dhe në servis;
- Të rakordojë në mënyrë periodike me sektorin e financës për inventarin dhe pjesët e ndërrimit;
- Të marrë në dorëzim materialet dhe rastet kur janë të shoqëruara me faturë shërbimi;
- Të ruaj etikën në komunikim me kolegët, eproret dhe klientët;
- Të mirëmbajë veglat e punës dhe të jetë përgjegjës për rregullsinë e vëndit të punës;
- Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, të bazuar në nevojat e kompanisë;
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
- Kërkohet arsimi i mesëm Profesional;
- Minimalisht 1-2 vite eksperiencë në këtë profil;
- Të ketë njohuri në perdorimin e Paketës Office;
- Të ketë aftësi shumë te mira organizimi, koordinimi, planifikimi & monitorimi;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment