Partner.al kërkon një Inxhinier Prodhimi, për një klient i cili operon në projektimin/ prodhimin e produkteve promocionale dhe reklamave.

Detyrat dhe përgjegjësitë:  

  •  Supervizon prodhimin në të gjitha proceset;
  • Menaxhon rreth 20 punonjës prodhim;
  •  Asiston dhe jep ide për produktet që në fazën e projektimit;
  •  Garanton zbatimin e saktë të skicave apo skedave të prodhimit;
  •  Ndan planet e punës për secalin sektor në prodhim sipas specialitetit;
  • Kontrollon cilësinë e produkteve në secilin proces, si dhe në përfundim të asamblimit final;
  •  Kujdeset që produkti final të jetë teknikisht i saktë dhe vizualisht i përshtatshëm;
  •  Bashkëpunon me inxhinierin projektues për mënyrat e realizimit/ prodhimit të produkteve;
  •  Raporton për ecurinë e prodhimit në bazë javore ose sipas kërkesës;
  • Kujdeset për pajisjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshem për daljen në qarkullim të mjeteve në ngarkim të tij.

Kualifikimet e këruara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet master në profil Inxhinieri Mekanike, Mekatronike, Inxhineri Strukturash;
  • Të ketë eksperiencë në supervizim prodhimi konstruksionesh të ndryshme, apo ndjekje/ zbatim projektesh;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, supervizimi;
  • Aftësi shumë të mira në menaxhim stafi dhe krijim ekipesh pune;
  • Aftesi shume të mira në përdorimin e paketes Office dhe programeve AutoCad 2D, SolidWorks;
  • Aftësi të menaxhimit të kohës dhe probematikave të punës.

Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps:Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dërgoni CV-in tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al 

Add Comment