Partner.al kërkon një Agjent/e Shitje, për një kompani që operon në fushën e Shërbimeve IT, Programime dhe Shërbime Elektrike.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për menaxhimin e një zone të caktuar dhe ndjekja e marrëdhënieve me klientët;
- Përgjegjës për ndjekjen e debive në zonën që mbulon;
- Të njohë në mënyrë të shkëlqyer produktet dhe shërbimet e kompanisë, si dhe produktet e konkurrentëve;
- Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
- Ndërton, mirëmban dhe përmirëson marrëdhëniet e biznesit me klientët duke siguruar plotësimin e nevojave të tyre sipas standarteve më të larta;
- Bashkëpunon dhe shkëmben informacione të vazhdueshme me eproret, mbi ecurinë e punës dhe mbi problematikat e hasuara.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
• Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, arsimi i lartë përbën avantazh;
• Eksperienca në pune të ngjashme përbën avantazh;
• Te jetë i/e gatshëm për të punuar jashtë orarit, nëse do të jetë e nevojshme;
• Të zotëroj leje drejtimi të kategorisë B;
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe bashkëpunuese.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment