Partner.al kërkon një Operatore Finance në Tiranë, për një kompani të suksesshme distribucioni produktesh kozmetike dhe parukerie.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për arkëtimin ditor të klientëve, agjentëve të shitjes dhe dyqaneve të kompanisë;
- Përgjegjëse për përpilimin e dokumentave përkatëse të arkës dhe menaxhimi i detyrimeve të klientëve;
- Përditëson sistemet e brendshme me të dhëna financiare dhe databazën e kompanisë;
- Përgjegjëse për inventarizimin e produkteve të kompanisë;
- Mbajtja e marrëdhënieve me klientët dhe furnitorët;
- Kryen detyra të tjera në Departamentin e Financës.
Kualifikimet/Kërkesat:
- Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
- Eksperiencë pune 3 vite në profil të ngjashëm;
- Njohuri të mira të paketës MS Office dhe Financa 5;
- Aftësi të mira menaxheriale dhe organizative;
- Aftësi të mira kalkuluese dhe analitike;
- Etikë pune dhe përpikmëri.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al
Add Comment